Gianluigi Donnarumma është zgjedhur lojtari më i mirë në Euro 2020.
Portieri italian kishte paraqitje mbresëlënëse në këtë Kampionat Evropian, duke ndihmuar Italianë që të fitonte trofeun e dytë në histori.
Donnarumma pati një paraqitje jetike që nga faza e grupeve, deri në finale të Euro 2020.
Me pritjet e tij vendimtare në finalen e zhvilluar në Wembley Stadium, portieri bëri që ndeshja të shkonte në vazhdime dhe më pas në ekzekutimin e penalltive.
Në 11 metrash, Donnarumma priti dy gjuajtje, gjersa Italia fitoi 3-2, duke marrë kështu trofeun e dytë në histori.
Kujtojmë se Leonardo Bonucci u përzgjedh si lojtari i finales Euro 2020, pas golit të shënuar për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, por edhe gjatë lojë kishte ndërhyrje vendimtare.