U deshën penalltitë që të përcaktonin fituesin e EURO2020. Pas një ndeshjeje të gjatë, plot emocion, ishin penalltitë ato që i dhanë trofeun e kampionatit evropian të futbollit “axurrëve”. Italia mposhti Anglinë në shtëpinë e saj, duke u shpallur “mbretëresha” e Evropës, trofe të cilin nuk e kishte fituar që prej 1968.
Koha e rregullt dhe koha shtesë nuk iu mjaftoi Anglisë dhe Italisë, për të gjetur golin e fitores, ndërsa ndeshja u mbyll në barazim 1-1.
Anglezët e nisën me këmbë të mbarë. Në minutën e tretë është Shaw që shënon për “3 luanët”, duke e ruajtur avantazhin deri në fund të 45-minutëshit të parë.
“Axurrët” provuan disa herë në portën e anglezëve, teksa kryesuan me pasimet në fushë, por ishin të pafat për të shënuar.
Ndërsa në pjesën e dytë, Bonucci riktheu shpresat te italianët, me golin e tij.
Në serinë e 11-metërshave, Rashford goditi shtyllën, ndërsa goditjet e Sancho dhe Saka u pritën nga Donnarumma, ndërkohë që për italianët gabuan Belotti dhe Jorginho.
Portieri Donnarumma ishte padyshim heroi i ndeshjes.