Loading...

Grabitet dhe dhunohet një çift të moshuarish. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit

Grabitet dhe dhunohet një çift të moshuarish. Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Burimet thane se kane qene 3 persona të maskuar, të cilët kanë vjedhur rreth 1 milionë lekë të vjetra ne banesën e një çifti të moshuarish.

Raportohet se ata i kane ndiere hajdutet dhe jane cuar nga gjumi, por autoret i kanë lidhur dhe dhunuar M.E. 77 vjeç dhe bashkëshorten e tij Sh.E. 69 vjeç.

Blute e qytetit bregdetar thane se ka dyshime që autorët të kenë qenë edhe të armatosur.

I moshuari 77-vjeçar ndodhet ne spitalin e Durresit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com