“Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arr estit të shtëpisë’”. Kjo ka qenë kërkesa e një prej zyrtarëve të Bashkisë së Lushnjës, e cila u arr estua me urdhër të SPAK, në lidhje me abu zimet për një tender.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se Ani Simoni ka kërkuar sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme për Ko rrupsion dhe Kr imin e Organizuar, lehtësim të masës kundër saj pasi në fund të korrikut kishte caktuar ditën e dasmës.
Por pavarësisht kërkesës së saj, GJKKO ka refuzuar kërksën e zyrtares së bashkisë, raporton ‘BalkanWeb’. Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Bashkinë e Lushnjës ak uzohet për veprën pe nale të ‘Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim.