Në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë” specialistët për He timin e Kr imeve në Kom isariatin e Po licisë Vlorë pr oceduan pen alisht një shtetas, për veprën penale “Pu shtimi i tokës”.
Sipas pol icisë, u procedua penalisht B. T., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.
Po licia se kuestroi 24 çadra dhe 40 shezlongë, ndërsa materialet i kaluan Pr okurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria e Përgjithshme e Po licisë së Shtetit, Taskforca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të K omisariatit të P olicisë në qytetet e vendit, Stacionit të Po licisë Plazh dhe të Po licisë Bashkiake, po vijojnë kontrollet dhe verifikimet në zonat bregdetare për heqjen e çadrave dhe shezlongëve pa leje./atsh
Loading...