Dy gra kanë përfunduar në spital pas një konflikti në familje. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Markatomaj të Lezhës, ndërsa dy gratë e dë mtuara janë kunata me njëra-tjetrën.
Njëra nga të dh unu arat është Dava Ndoj, 33 vjeçe. Babai i saj Ndue Gjoni thotë se ajo është me urdhër mbr ojtje dhe konf liktet me familjen e burrit kanë nisur që në muajin janar.
“Sot e kanë su lmuar vajzën time fizikisht vjehrri me gjithë vajzën e vet të martuar, djali i kunatës, nipi që është në moshë madhore, mbi 20 vjeç, vajza e po kësaj dhe një mbesë tjetër. Dava është me urdhër-mb rojtje. Vendimi i gj ykatës të premten është i formës së pr erë me i çu energjinë elektrike dhe ujin se janë dy muaj pa to.
Konf liktet kanë nisur që më 16 janar. Vajza është e dh unuar, flokët e shkulura, me hematoma, nuk e lëviz qafën. Unë kërkoj vetëm drejtësi, asgjë më tepër. Vjehrri i Davës ka çuar një mik tek vëllai im, jo tek unë dhe i ka thënë ma rregullo punën se Dava po më merr shtëpinë, ai i ka thënë nuk kam punë, çfarë të japë gjykata merr Dava”, deklaroi i ati i 33-vjeçares./balkanweb