Loading...

Ditë e veçantë në familjen e Sali Berishës, ja dedikimi që i bëri bashkëshortes

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, kanë sot një ditë të veçantë për të festuar.
Më 5 korrik, 50 vite më parë, ata u kurorëzuan në martesë. Data 5 korrik shënon edhe ditën e lindjes së Liri Berishës. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e quan këtë ditë “Jubileu i Artë”.

Në dedikimin e tij, Berisha e quan bashkëshorten “mbeshtetje e jashtezakonshme dhe eleksiri i vertet i jetes tone”.

POSTIMI I PLOTE

Sot Jubileu i Arte!
50 vjetori i marteses tone dhe ditelindja e Lilit!
Miq, 5 korriku eshte per ne dite festash shume te vecanta. Por e sotmja eshte me e vecante per ne. Bashke me ditelindjen e Lilit ne sot festojme edhe 50 vjetorin e marteses.

Ne jubileun e ketij udhetimi te perbashket 50 vjecar, mirenjohja e pakufishme e imja dhe dhe e femijeve eshte per Lilin, e cila me dashurine, perkushtimin, miresite, sakrificat e saj ka qene dhe mbeshtetje e jashtezakonshme dhe eleksiri i vertet i jetes tone.
Nje urim te perzemert dhe mirenjohje te thelle per ju miqte tane kudo qe jeni qe me miqesine tuaj i keni dhene jetes tone dimensionin me njerezor, me fisnik, me social te saj.

Gezuar Lili se bashku me deshiren e Zotit edhe dekada te tjera!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com