Si ndodhi aksi denti? Ak sidenti ndodhi mëngjesin e 25 qershorit 202, ku familja me 4 anëtarë udhëtonte me makinën ‘Toyota Avensis’ me targa greke udhëton në autostradën Fier-Vlorë. Familja, bashkëshortët dhe dy vajzat, u nisën nga Patosi për tek të afërmit në Vlorë, udhëtim që mbeti përgjysmë dhe u përmbyll me vde kjen e tyre tra gjike. Në autostradë, pas Toyotës udhëton edhe makina Audi A8 me targë AA 107 XX me vlerë afro 100 mijë €. Makinën luksoze e drejtonte 22-vjeçari Igli Madani, ndërsa me vete si pasagjerë kishte edhe dy shokë të tij. Ashtu siç shihet edhe në videon 3D të ndërtuar nga Report Tv, familja udhëton me qetësi në autostradë, me shpejtësi brenda normave të lejuara. Pas tyre vinte me shpejtësi “Audi A8”, ku 22-vjeçari si pasojë e shpejtësisë mbi 165 km/h humbi kontrollin, ku edhe pse frenoi për 63 metra nuk mundi të shmangte dot tra gjed inë për shkak të shpe jtësisë së lartë. Në orën 08:23 ndodh përp lasja fa tale për familjen, ‘Audi’ go det nga pas ‘Toyotën’, e cila batohet dhe bën disa rrotullime në autostradë duke përfunduar kanal 33 metra jashtë rrugës.
Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeç, Anastasia Gushi, 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe hu mbën jetën në vendngjarje dhe për shkak të deformimit të madh të makinës, trupat e tyre mbetën të bll okuar brenda sa u desh ndërhyrja e zja rrfikëses për nxjerrjen e tyre. Në kanal përfundoi edhe makina “Audi A8”, ku mbetën të pla gosur Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi, pa rre zik për jetën. Për rastin ndaj Igli Madanit është caktuar masa arre st me bu rg.