Loading...

Konfirmohet në detyrë gj yqtarja e Vlorës Atalanta Zeqiraj , djali vrapon ta përqafojë në sallën e vettingut

Gj yqtarja e Vlorës Atalanta Zeqiraj ka marrë sot konfirmimin në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK – shkalla e parë e vettingut). Siç shihet nga foto e siguruar nga Birn, menjëherë pas këtij lajmi pozitiv për karrierën e gjyqtares, djali i saj ka vrapuar ta përqafojë. E gëzuar nga vendimi duket në fytyrë dhe vetë gjy qtarja e Vlorës.

Procesi i vetingut për gj yqtaren Zeqiraj u krye nga trupi gj ykues i kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan. Edhe në seancën dëgjimore, magjistratja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Relatori Ilia tha se nuk janë gjetur pr obleme edhe në 6 d enoncimet e kryera nga publiku për disa çështje.

Gjy qtarja e Gjykatës së Vlorës, Atlanta Zeqiraj dha shpjegime të përmbledhura në KPK gjatë seancës dëgjimore të hënën, lidhur me dy apartamente të blera nga i ati ndërtues, që ajo i ka përdorur pa pagesë. Atalanta Zeqiraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Gj ykatën e Tiranës, e ushtron funksionin prej 7 vitesh në Gjykatën e Rrethit G jyqësor Vlorë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com