Ndryshojnë favoritët që mund të fitojnë Euro 2020.
Pas e liminimit të Francës, Portugalisë dhe Gjermanisë, Anglia bëhet pretendentja kryesore për triumfin në këtë Evropian.
Kjo edhe për faktin se ishullorët kanë ndeshjen më të lehtë në letër se favoritët e tjerë në çerekfinale favorite për të triumfuar në Kampionatin Europian. Por jo vetëm kaq, rruga për në finale për Tre Luanët është më e lehtë se tjetër. Me fitoren në “Wembley”, anglezët tashmë kanë kuotën 3.
Pas tyre ndodhet Spanja, që kaloi me vështirësi Kroacinë. Në çerekfinale edhe iberikët gjejnë një rival më të lehtë, Zvicrën, prandaj kuotohen me 4.
Podiumin e favoritëve e plotëson Italia. Për të besuarit e Roberto Mançinit koeficienti i suksesit është në vlerën 5, ndërsa rivali i Italisë në çerekfinale, Belgjika kuotohet me 8. Skuadrat e tjera e kanë koeficientin me 20, me Ukrainën që shkon në 65 për të triumfuar.
Ndërsa favoriti kryesor për të fituar këpucën e artë është Cristiano Ronaldo me 2.2, pavarësisht se është larguar nga Euro 2020. Patrick Schick kuotohet 4.6, Lukaku 6 dhe Sterling 7.