Shkrimtarja kubane, Della Fiallo, u nda nga jeta të martën, tha për ‘CNN’ një burim i afërt me shkrimtaren.
Shkrimtarja legjendare ishte 96 vjeçare, ndërsa shkaku i vd ekjes nuk u bë i ditur.
E konsideruar si “nëna e telenovelës së Amerikës Latine”, Delia Fiallo shkroi më shumë se 40 vepra në radio dhe televizion. Ndër veprat e saj origjinale dhe më vonë të adaptuara nga ajo ose nga të tjerët janë “Cristal”, “Esmeralda”, “La Zulianita” dhe “Maria del Mar”.
Prodhimet e bazuara në veprat e saj u panë në miliona shtëpi nëpër botë.