Dalja publike e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi për kr imin në vend shkaktoi reagime të shumta, për faktin se mohoi që përgjegjësia për këtë të jetë vetëm e Po licisë së Shtetit. Por për deputetin e Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, pol icia nuk duhet të ngjajë me një zj arrfikëse, që vepron vetëm kur ndodh ngjarja.
Në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, përballë gazetarit Thimi Samarxhiu, anëtari i Komisionit të Sigurisë tha se efektivët që janë në terren duhet të bashkëpunojnë për të mbledhur informacione për elementët kriminalë.
“Edhe Po licia e Shtetit ka përgjegjësinë e saj. Pol icia nuk duhet të kryejë rolin e zj arrfikësit, të vihet në lëvizje vetëm kur ndodh k rimi. Duhet edhe të parandalojë, duhet të marrë masa parandaluese. Këto bëhen me një punë dinamike, me një punë të pandërprerë të punonjësit të pol icisë që është në rrugë. Duhet të kenë informacion për individë me precedentë kriminalë apo që kanë armë.
Këtë informacion nuk e merr dot p olici nëse punon i shkëputur. Në shumë situata p olicia gjendet e papërgatitur. Edhe kupola e p olicisë, do të ketë një ristrukturim të po licisë sepse vijmë pas një periudhe zgjedhore. Është momenti ku po licia duhet të kryejë një rol shumë efikas. Nuk duhet pritur që të ketë ngjarje të tilla të tjera, por duhet të ketë veprim të menjëhershëm, duhet të kemi një punë me eficente, një dinamikë më të re.”
Duke pranuar se disa uniforma blu janë të ngathët në punën e tyre e se disa drejtorë janë të lidhur me interesa të ngushta, Qefalia shtoi se ka o ficerë të zotë që mund të bëjnë punën shumë mirë.
“Ngjarjet pasojnë njëra-tjetrën dhe është shumë e vështirë të kapësh fillin e të vendosësh sigurinë. Ka o ficerë profesionistë që duhet të vihen me doemos në krye të ko misariateve, drejtorive. Nuk kemi një po lici të politizuar, por kemi veprime të punonjësit të po licisë të ngathta. Ka ende drejtues policie që kanë interesa të ngushta. Nuk ka pse të ndërhyjë oficeri i po licisë për të ndarë plazhin apo rërën.”
Këshillën për të krijuar një strukturë p olicore më dinamike, Xhemal Qefalia ia dha edhe Drejtorit të Pol icisë së Shtetit, Ardi Veliu.