Loading...

Shpërthen drejtori i policisë bashkiake Shkodër: Kurva e lagjes është bërë drejtoreshë

Drejtori i policisë bashkiake në bashkinë Shkodër Anton Hasanpapaj ka shpërthyer me një status në faqen e tij në facebook ku ndër të tjera pa dorshka thotë se kurvat janë bërë drejtoresha.

Hasanpapaj flet edhe për hallexhinjtë e Shqipërisë duke thënë se televizioni i ka shkërdhyer trutë me arritjet e partisë ndërsa thotë se të drejtët janë në burg ose kanë emigruar për azil.

Ja statusi i plotë i Hasanpapaj:
Opozita???
Kush ësht realisht formacioni social që bën opozitën në këtë vënd??
Hallexhinjve nuk u del të paguajnë oferten dhe skanë Internet,nuk përfshihen në debat,nuk lexojnë e publikojnë statuse në fb,TV u shkërdhen trutë me arritjet e partisë, komshiu ka nderru parti sa herë i ka mbaru thesi miellit, kurva e lagjes asht ba drejtoreshe, llafazanet i jan turrur Lulit ,trimat i kan hy hashashit, te drejtet ose Jan në burg per drita ose kan ik azil.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com