Loading...

Sarande:Policia arreston tre shtetas për vepra të ndryshme penale !

Policia arreston tre shtetas për vepra të ndryshme penale !

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar për veprën penale ”Dhunë në familje”, shtetasin :

A. Kalemi, 37 vjeç, banues në Ksamil.

Shtetasi i lartëpërmendur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases V.K., 36 vjeçe.
_______________

Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar shtetasin :

I. Allushaj, 41 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e policisë të cilët kishin shkuar për verifikimin e vendimit të gjykatës për një urdhër mbrojtje e cila e detyronte këtë shtetas të mos i afrohej objektit.
___________________

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Romeo.Th., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm është konstatuar nga shërbimet policore duke drejtuar mjetin nën efektin e pijeve alkolike.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë ndaj shtetasve të lartpërmenur për veprime të mëtejshme .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com