Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit lajmëron se pritet nivel “i lartë” rr eziku nga zj arret në qarqet Elbasan, Fier, Berat ditën e sotme dhe të nesërme për shkak të temperaturave të larta.
“Sot pasdite (e premte, dt.25) dhe nesër (e shtunë, dt.26) pritet nivel “I LARTË” rre ziku në qarqet Elbasan, Fier, Berat dhe nivel “I MODERUAR’’ rr eziku në pjesën tjetër të qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Tiranë (V), Korçë (L), Vlorë (V) dhe Gjirokastër (VP). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.
Ndërkohë në disa zona të tjera pritet të ketë reshje të dobëta shiu në shumicën e qarqeve të vendit.
Ky lajmërim i këtij institucioni vjen pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë ku temperaturat gjatë ditës arrijnë 40 gradë.
Ndwrsa Institui ka bwrw tw ditur se sot pasdite pritet tw ketw edhe reshje tw para tw shiut, pas “zaptimit ” nga i nxehti afrikan.
PARASHIKIMI METEO ————————– RESHJET Sot pasdite (e premte, dt.25) dhe nesër (e shtunë, dt.26) priten reshje të dobëta apo lokale të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). TEMPERATURAT Nesër (e shtunë, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 23 / 33 °C në vendet e ulëta: 21 / 36 °C në vendet malore: 17 / 32 °C Era Sot pasdite (e premte, dt.25) dhe nesër (e shtunë, dt.26) era pritet të fryjë e lehtë.