Pothuajse tre javë pas shp ërthimit që vrau 7 minatorë qymyrguri në Meksikë, qeni i një prej vi ktimave shkon çdo ditë në vendin ku pronari i tij i nd jerë nd ërroi jetë.
Gonzalo Cruz, 53 vjeç, mori qenin Cuchufleto gjashtë muaj më parë dhe që nga momenti që ai u fut në familje, qeni shoqëronte Cruz çdo ditë në mëngjes kur ai shkonte tek miniera.
“Ai ikte me burrin tim çdo mëngjes. Madje është futur në minierë bashkë me të. Nuk kishte fr ikë nga errësira. Në disa raste dilte jashtë dhe e priste aty”, ka treguar bashkëshortja e vik timës, Sandra Briseno.
Zakonisht qeni kthehej në shtëpi kur Cruz punonte, por në disa raste kur shikonte që i zoti ishte me vonesë shkonte me shpejtësi në minierë. Por gjithçka ndryshoi më 4 Qershor, kur miniera u rr ëzua duke v rarë 7 persona, përfshirë edhe Cruz.
Gruaja e tij tha se Cuchufleto e kishte kuptuar që i zoti nuk kishte shkuar në shtëpi dhe ishte nisur vetë drejt minierës. Por atje gjeti punëtorët e kërkim shp ëtimit.
Qeni qëndroi pranë minierës për 2 ditë, derisa u nx orr trupi i pajetë i Cruz. Që nga momenti i vde kjes së pronarit të tij, qeni kalon ditë të tëra në dyert e minierës duke pritur që të kthehet i zoti.
“Ndoshta mendon se bashkëshorti im është gjallë. Kthehet përreth dhe vjen sërish e ulet. Një ditë qante dhe rënkonte sikur të kishte ndonjë dh imbje. Është dhi mbja që ndjente për mungesën e bashkëshortit tim”, ka treguar e veja e Cruz.