Ish-kryeministri Ramush Haradinaj vizitoi ditën e djeshme bjeshkët e bukura të Kosovës, në kufi me Serbinë, ku ishte i veshur i gjithi me të zeza, ku binin në sy syzet dhe k apuçi.
Ndërsa sot media serbe “Alo” i ka kushtuar një artikull me titull: Ar matoset Haradinaj, video tr onditëse po përha pet në Internet!”.
Në artikull citohet se Haradinaj ka qenë i ar matosur, ndërsa është ngjitur bjeshkëve pranë kufirit me vendin fqinj.
Theksojmë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj eci dje për rreth 4 orë afër kufirit me Serbinë.
“23 qershor 2021. Sot e kemi ecë Shalën prej ku ndahet rruga për Bistricë, prej fillimit të Kosovës, e kaluam Cerajën të gjitha këto maja. Tash ku jemi këtu, kjo pjesë quhet Vaqan, disa vendbanime të vogla, në krah të majtë është është kufri me Serbinë. Kemi bërë një rrugë rreth katër orë, jemi në pjesën më të bukur të Kosovës, në Shalën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj në videon e postuar në Facebook.