Loading...

Parkimi keq i Merdeces-it i kushton shtrenjtë shqiptarit në Itali, policia i zbulon…

Parkimi i makinës në një vend që nuk lejohej i ka kushtuar shtrenjtë një shqiptari 30-vecar në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ishte rezident prej dy vitesh në Itali.

Ka mjaftuar një telefonatë e një prej banorëve, për parkimin para portës së tij të makinës Mercedes të shqiptarit që të mbërrijnë në vend forcat e policisë.

Teksa ata ishin gati ta lëviznin makinën, ka mbërritur shqiptari duke thënë se mjeti në fjalë ishte i tiji. Por, teksa policia i ka kërkuar letrat, shqiptari ka dhënë patentë shqiptare, por makina nuk rezultonte e tij, por e një tjetër shqiptari.

Kështu ai u përball jo vetëm me gjobë për parkimin, por i morën edhe makinën, pasi rezulton se ka qarkulluar me të për më shumë se 6 muaj në Itali, pa pasur dokumentet në rregull. Makina iu konfiskua deri në sqarimin e plotë të situatës dhe shlyerjes së detyrimeve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com