Dalin emrat e 4 komandove qe kane alarmuar institucionet shqiptare pasi ata kane dezertuar ne Britani te Madhe.
Burime të lapsi.al thanë se ushtarët komando janë nisur drejt Anglisë në datë 4 tetor 2017 të shoqëruar nga toger Roland Poci. Të njëjtat burime thanë se në datën 19 tetor gjatë kthimit në atdhe ushtarët Ylber Tokrri, Aleksander Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi nuk janë kthyer në Shqiperi, por kanë dezertuar duke vendosur të emigrojnë në këtë vend.
Edhe policia lokale është vënë menjëherë në kërkim të tyre por deri më tani nuk ka pasur rezultat. Kjo është një ngjarje e rëndë që përfshin Ministrinë e Mbrojtjes dhe cenon marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e NATO-s. Tashmë askush nuk mund të marrë përsipër pranimin e ushtarëve nga vendi ynë për trajnim të shtete si Britania e Madhe apo SHBA-të.