Loading...

Rama vendos cilin mandat do pranojë për në parlament

Kryeministri Edi Rama ka pranuar qe te marr mandatin në Qarkun e Durrësit, duke lene ate te Vlores.

Me këtë vendim, Rama e la bosh vendin e tij në Vlorë për vajzën çame Teuta Ramaj, e cila renditej e 9 në listën shumemërore të kandidatëve të PS për qarkun jugor, ndërsa në Durrës pas tij ishte kandidatja Ana Dhamo.

Kujtojmë se gjatë fushatës elektorale kryeministri kishte paralajmëruar se po të fitonte në të dyja qarqet, do të zgjidhte mandatin në Durrës.

Sipas tij, kjo për faktin se Durrësi është zgjedhur nga qeveria edhe si kryeqendra për zbatimin e disa projekteve madhore, siç është edhe ndërtimi i portit të ri, që është premtuar se do të jetë më i madhi në Mesdhe.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com