Krisma armësh janë dëgjuar pak momente më parë në kryeqytet.Banorët e zonës së Astirit në Tiranë kanë lajmëruar policinë se kanë dëgjuar të shtëna me armë në zonën e tyre.
E njoftuar nga banorët, policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Mësohet se nje i ri 22 vjeç eshte plagosur, por ende nuk dihet identiteti i tij.
Pritet qe forcat e policise te jene ne vendngjarje per te dhene me shume detaje mbi kete ngjarje e cila ka ndodhur vetem para disa minutash.