Loading...

Një superjaht i ankoruar në Portin e Sarandës, ja si quhet dhe i kujt është

Ndërsa hedh sytë nga Porti i Sarandës sheh një superjaht të ankoruar aty.

Po ju shuajmë pak kureshtjen: “Yas” është një superjahti privat i rindërtuar nga ADMShipyards në Abu Dhabi.

Ky jaht kushton 180 milion dollarë dhe pronari i tij është Sheiku Hamdan bin Zayed al Nahyan, i cili i ka vendosur emrin e djalit të tij.

Puna për ta rikonstruktuar këtë jaht kanë nisur që në 2011 dhe është përfunduar në 2015. Me gjatësi 141 metra ajo është një nga jahtet më të mëdha motorike në botë.

Në këtë superjaht mund të akomodohen 60 veta në 30 kabina, ndërsa personeli përbëhet nga 56 veta, të cilët akomodohen në 26 kabina. /sarandacity

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com