Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore ka bere nje njoftim per qytetaret ku kerkon nga ana e tyre te shmangin kalimin ne zonen e Rrepeve te Izvorit ne fshatin Tragjas. Ky njoftim vjen per shkak se rrepet e Izvorit rrezikojne te bien dhe renia e tyre mund te rrezikoje jeten e qytetareve.
Njoftimi i plote i Administrates Rajonale te Zonave te Mbrojtura Vlore:
Në zonën e mbrojtur të kategorisë së 3-të “MN Rrepët e Izvorit”, Tragjas për shkak të rënies së rrepëve dhe rrezikut që rënia e tyre shfaq, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për të shmangur kalimin tuaj në këtë zonë.
❗️ Siguria juaj dhe studimet e mëtejshme lidhur me këtë fenomen përbëjnë përparësi për ne!
Jemi ende në proces të vlerësimit të situatës, prandaj deri në zgjidhjen e plotë të saj me largimin e materialit drusor, ju lutemi ta merrni këtë njoftim në konsideratë!
