Pas ritualit të 13 të martave radhazi, mbrëmjen e 12 Qershorit, ashtu si çdo vit, mijëra besimtarë të krishtere, por jo vetëm janë mbledhur në kishën e Laçit për të përkujtuar Shna Ndoun.
Mes mijëra njerëzve që ishin dje dhe sot në Kishën e Laçit, ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim
Diplomatja, përmes një postimi në rrjetet sociale, tregon se ka njohuri për Shën Antonin e Padovës, ose siç njihet një Shqipëri, “Shna Ndou”.
Ambasadorja Yuri Kim, teska ka shpërndarë disa foto, thotë se ka bërë një lutje të veçantë, ndërsa uron shqiptarët: Ju ndihmoftë!
“Si mijëra njerëz në Shqipëri, vizitova Kisha e Shna Ndout në Laç këtë mbrëmje për të thënë një lutje të veçantë. Kur isha duke u rritur në #Guam, shkova në shkollën St. Anthony (Shën Antoni). Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja një ditë se do ta gjeja Shën Antonin e Padovës në #Shqipëri. Le të na ndihmojë Shën Antoni për të gjetur atë që ka hum bur. Ju ndihmoftë!”, shkruan ambasadorja amerikane./Gazeta SHQIP