Loading...

Reagim nga Laureta Petoshati: ‘ Jeni mosmirënjohës që i kundërviheni tani Dritan Lelit, ai nuk vjen as nga bota e kr imit dhe as e dr ogës. Vjen nga një karrierë intelektuale’

Reagim nga Laureta Petoshati.
Për ish deputeten e PS Vilma Bello:
Partia Socialiste e tanishme e ka në gen mosmirënjohjen. Këtë ia kam thënë babait tim që ishte një nga themeluesit e saj bashkë me Dasho Matodashin, të cilët vuajtën në ato vite të vështira.

Por Partia Socialiste në atë kohë në Vlorë kishte koka që ligjëronin si në universitete të klasit të parë, sic ishte Gëzim Tushi këtu e barazohej me Servet Pëllumbin në Tiranë. Të thuash që Leli është mosmirënjohës është turp. Personalisht, kam qenë kundër Lelit dhe kam votuar vetëm për kryetarë bashkie inxhinierë të cfarëdolloj krahu politik, që në rastin konkret ishin dhe nga familje lufte si dhe unë. Vërtetë që Dritan Lelin nuk e njihte njeri, por nuk mund të thuhej e njëjta gjë për të atin e tij, Halil Lelin, i cili e ngriti gjithë ushtrinë e dikurshme në këmbë për të votuar për të birin e tij që garonte për Partinë Socialiste. Po ashtu dhe vëllai i tij Eduard Leli, i cili kishte lidhje të forta me Dhomën e Tregtisë si anëtar i saj, por dhe me median. Nëse i harroni këto, kujtohuni. Jeni mosmirënjohës që i kundërviheni tani.

Pastaj ai nuk vjen as nga bota e kri mit dhe as e dr ogës. Vjen nga një karrierë intelektuale, me një profesion majft të vështirë dhe të nderuar. Turp për ju që bëni hartime dhe nuk folët kur ishte për të folur. Ju nuk folët sepse e dinit fare mirë që nuk kishit mbështetjen familjare, farefisnore dhe krahinore e më gjerë që kishte Leli nëse futeshit në garë për Bashkinë e Vlorës. Por dhe u vinte mirë nga privilegjet. Pse nuk bëni hartime se cfarë do bëhet me Shkollën e Marinës, me Sheshin e Flamurit, me Shkollën Tregtare, por merreni me Lelin. Lelit dikur nga 5 “E” -të (Exposure, Education, Environment, Experience, Evaluation, që në shqip janë: Ekspozimi, Arsimimi, Mjedisi, Përvoja, Vlerësimi,)për drejtim i mungonte njëra: Përvoja. Tani që ai këtë “E” e ka plotësuar, I mungon një E tjetër: Edi i PS. Po pse moj zonjë, Vlora projekt i një njeriu është? Unë mund të flas kundër Lelit se kam arsye, ndërsa ju, jo. Ju keni interesa. Shame on you!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com