I parë për herë të parë në vitin 1939, peshku Macropinna microstoma, i cili jeton në oqean të hapur të Kalifornisë, SHBA, kishte mbetur për shumë kohë një mister.
Por pas studimeve të ndryshme një grup kërkuesish më në fund i ka zbuluar sekretet e tij.
Duke jetuar në thellësitë e errëta detare, deri në 800 metra, ky peshk ka zhvilluar një shikim të veçantë, falë formës së syve dhe kokës transparente, që i lejojnë të mbledhë dhe magazinojë të gjithë dritën e nevojshme për të parë edhe në gjysmë-errësirë.
Përveç të tjerave sytë mund të lëvizin, sipas shkencëtarëve, në brendësi të mbulesës transparente, duke i lejuar që të kontrollojë gjithçka që sillet rreth tyre.
Ushqehen me peshq të vegjël të cilët i kapin me levizje shumë të shpejta dhe preçize.
Kapaku transparent i bën plotësisht të dukshëm të gjithë organet e brendshme të kokës së tij, duke i dhënë kafshës një pamje qesharake.
Kërkuesit kanë arritur t’a fotografojnë atë falë një pajisjeje të komanduar në distancë.