Loading...

Lajm i mirë/ Arrihet marëveshja, një doganë e vetme në kufijtë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Firmosja e marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut mbi ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar është realizuar pasditen e sotme në Tiranë, duke shënuar një pikë kthese në marrëdhëniet me Shqipërinë, raporton noa.al.

Marrëveshja kishte shumë vite që rrinte nëpër sirtarët e qeverisë maqedonase, por as nga Gruevski dhe as nga Zaev nuk kishte

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, firmosi marrëveshjen me Ramën, sot në Tiranë pasi mori pjesë në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Kryeministri i Shqipërisë.

Marrëveshja për Vendosjen e Kontrolleve të Përbashkëta të Kufirit dhe Doganave në Vendkalimet Kufitare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore shihet si lajm i mirë për shtetasit e dy vendeve sepse tani e tutje kalimi do të bëhet me një kontroll të vetëm doganor duke shmangur burokracitë dhe vonesat e derisotme.

Në një deklaratë për media, Kryeministri Zaev tha se marrëveshja synon lehtësimin e rrjedhës ndërkufitare në interes të qytetarëve dhe bizneseve të të dy vendeve.

“Kemi punuar për të hapur terminalin “one stop shop” ku qytetarët do të përgjysmojnë pritjen për kalimin e kufijve tanë, por mbi të gjitha, krijojmë kushte për realizimin e katër lirive evropiane, për qarkullim të lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve”, tha Zaev pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ekspertët thonë se vendosja e kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe doganore në pikat kufitare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë do të kontribuojë në rritjen e fluksit të kalimit kufitar si dhe do të shtojë qarkullimin e mallrave nxitur nga zvogëlimi i kohës për formalitetet kufitare.

Marrëveshja po ashtu flet edhe për përmirësimin e infrastrukturës së përpunimit të udhëtarëve, mjeteve dhe mallrave duke përfshirë edhe mjete moderne kontrolli.

Kryeministri Edi Rama, nga ana e tij theksoi po ashtu se kjo marrëveshje do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve të të dy vendeve. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com