Sikurse edhe sezonet e tjerë, Porto Nova në Zvërnec të Vlorës,vizitohet nga turistë të shumtë që e zgjedhin mes destinacioneve të tjera për të kaluar pushimet e tyre.
Një vend i qetë, larg qytetit, plazhi i vi rgjër i Porto Nova duke zgjedhje perfekte për turistë nga Gjermania, Anglia, Holanda apo Franca. Ata vlerësojnë jo pak natyrën e mrekullueshme, gjë që shprehen se nuk e gjejnë në vendin e tyre.
Por megjithatë, një minus, siç shprehet një turist gjerman, janë mb eturinat në bregdet.
“Jam nga Gjermania, kam tre ditë që kam ardhur dhe duam të rrimë 3 javë. Do të shkojmë edhe më në jug, nuk kemi shkuara akoma në qytet në Vlorë. Është shumë bukur këtu, por i vetmi problem është fakti se ka shumë mb eturina në plazh. Erdhëm nga Greqia, nuk na u kërkua certifikatë vaksinimi, unë nuk jam vaksinuar. Deri tani çdo gjë po na shkon mirë, shqiptarët janë njerëz të mirë, planifikojmë të rrimë ca këtu”, shprehet një turist nga Gjermania.