Nga arratia, vend i cili nuk u zbulua asnjëherë për 23 vite me radhë, shtetasi Erjon Abazaj i kërkon gjykatës së Tiranës parashkrim të vendimit që e shpalli atë fajtor për akuzën e v rasjes me dashje, çka do të thotë rikthim i të jetuarit në normalitet dhe jo si një i shumë kërkuar.
Policia kriminale dhe Interpoli i konfirmojnë gjykatës se për gati dy dekada me radhë ata nuk ishin në gjendje ta gjenin. Erjon Abazaj , aso kohe 18 vjeç u largua në drejtim të paditur mbasi vrau Fatjon Brinjën dhe për gati një çerek shekulli teksa policia ishte në ndjekje të tij , ai vijoi jetën, u martua dhe u bë baba i dy fëmijëve.
Idajet Beqiri, avokati i të arratisurit: Gjumin e lepurit ka bërë gjithë jetën me kapin tani më kapin pastaj për gjithë këto vite, është martuar, në arrati, gjërat e tjera nuk thuhen, pra ideja është në kuadër të bashkëjetesës dhe ka dy fëmijë një 17 dhe një 13 vjeç.
Sot 41 vjeç dhe teksa policia e ka në kërkim dhe nuk disponon asnjë foto të tij , Abazaj pretendon shuarje të d ënimit . “Ligji parashikon se në rast se për d ënimet mbi 15 vite, personi nuk kapet për 20 vite me radhë atëherë ky d ënim shuhet”, thotë avokati. Por përveç këtij vendimi fajësie , gjyqtari hasi vështirësi për gjetjen e dosjes që konsiderohet e humbur ndër vite , ndaj dhe kërkoi dëshmitarë të arkivës që duhet të flasin për praktikën./TopChannel