Atentat nje djali te ri nga Durresi në Itali. Mediat italiane raportojne se shqiptari 22-vjec me iniciale S. R. ka mbetur i plagosur në këmbë, pasi mbreme i bene nje atentat, duke e qelluar me disa plumba, shkruan “Panorama”. Ngjarja ndodhi ne Savona, nderkohe qe thuhet se shqiptari banonte ne Toirano dhe iu be prite ne Olivette.
Durrsaku shpetoi per fat nga vdekja, pasi ne nxitim e siper u fut në një dyqan cigaresh elektronike dhe mundi te strehohej, duke i shpetuar bresherise.Nga hetimet e para rezulton se autoret ende te paidentifikuar e kishin njekur dhe me pas i zbrazen armen.
Plumbat e zune ne kembe, por per fat pa i rrezikuar jeten. ‘Dëgjova një goditje të fortë në këmbë, të qëlluar nga pas’, ka thënë i riu për mjekët.
Ai i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa mjekët janë shprehur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa ende nuk dihen motivet.