Në krye të Gjykatës së Elbasanit është caktuar Matilda Fetahu.
Në këtë mënyrë, ajo zë vendin e Enkeleda Kapedanit, që u pe zullua nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor prej videove në “Tik Tok” ndërkohë që ishte në ambientet e punës.
Vlen të veçohet fakti se Matilda Fetahu ka qenë në garë me Enkeleda Kapedanin në vitin 2020 për postin e kryegjyqtares, pasi dha dorëheqjen Zihni Shahu.
Kjo garë u fitua nga Kapedani.