Loading...

Rama, deputetëve: Shkarkoni Metën, 90% e shqiptarëve kërkon ikjen e tij

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje parlamentit të votojë pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij zoti Rama akuzoi presidentin se ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe bëri thirrje që të 122 deputetët ta shkarkojnë pasi sipas tij 90 për qind e shqiptarëve e duan këtë.

“Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar.

Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA.

Ilir Meta ka shkarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri.

Ilir Meta i ka h umbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për t’u kthyer në binarët e arsyes m orale dhe ligjore” tha zoti Rama.

Ai shtoi se Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës në sytë e miqve të saj dhe të vetë qytetarëve të saj, ndaj tani ështe koha të flasë parlamenti me votë.

“Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës në sy të miqve të saj dhe vetë qytetarëve të saj. Prandaj ky parlament duhet të ushtrojë pa ngurrim vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar për ta shkarkuar Ilir Metën nga detyra.

Ke qardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotëm nuk mund të ketë kurrsesi më statusin e lartë që i ka dhënë parlamenti. Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga parlamenti dhe fjalët për të si president kanë mbaruar. Tani të flasë parlamenti me votë”, tha kryeministri Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com