Ai kishte fituar më shumë se 450 mijë euro në National Lottery vetëm 16 vjeç.
Futbollisti Callum Fitzpatrick, sot 23 vjeç, ka hu mbur jetën të martën e kaluar në rrethana mi sterioze.
Lajmërimi është dhënë nga skuadra e tij e futbollit, Ballymartin GAC, në Irlandën e Veriut.
Djali ishte bërë një nga fituesit më të rinj të asaj që është llotaria më e famshme në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2014 dhe një pjesë të pasurisë së tij e kishte shpenzuar duke marrë pjesë në evente të ndryshme të lidhura me skuadren e tij të zemrës, Manchester United, me të cilën bëri edhe disa stërvitje.
Callum kishte zbuluar se kishte fituar ndërkohë që kujdesej për tezen e tij, me aftësi të k ufizuara.
Në atë kohë punonte në dyqanin e prindërve të tij Colin dhe Sheila Fitzpatrick.
Një zëdhënës i Ballymartin GAC ka thënë se humbja e tij ka pi këlluar komunitetin lokal.
“Komiteti Ekzekutiv, anëtarët dhe skuadra e Ballymartin Senior janë thellësisht pik ëlluar nga hu mbja e papritur e mikut dhe shokut tonë të skuadres Callum Fitzpatrick.
I gjithë komuniteti i Ballymartin dhe zona përreth Mourne e ka zemrën e t hyer”, lexohet në një postim të publikuar në Facebook.