Loading...

Nora Malaj tërhiqet nga skena politike: Misioni im ka mbaruar!

Ish-zëvendësministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Nora Malaj, ka vendosur të tërhiqet nga skena politike.

Ajo thotë se nuk mund ta quajë veten assesi të anashkaluar nga LSI, partia në të cilën aderon prej vitesh dhe shtoi se gjatë 20 viteve karrierë ka dhënë gjithmonë modelin e një politikaneje besnike dhe me duart të pastra.

E pyetur rreth rezultateve negative të LSI-së gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, në një intervistë sot për “Report TV”, Malaj tha se “faji” është i patronazhistëve dhe vetë sistemit zgjedhor, pa harruar të cekë edhe dj egien e mandateve nga opozita, një veprim i cili nuk u prit fare mirë as nga ndërkombëtarët.

Në fjalën e saj të fundit, ish-deputetja u shpreh se ka ardhur momenti për të reflektuar dhe për të ndërmarrë një tjetër qasje politike. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com