Loading...

Rama shkarkon nga detyra babain e politikanes, “nuk është i aftë mendërisht”

Lirohet me urdhër të Këshillit të Ministrave, Piro Xhixho, anëtar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP.

 Sipas vendimit të firmosur nga Edi Rama, ministri Gjiknuri dhe Sekretari i Kryeministrisë Agaçi, ky projektvendim bazohet ne nenin 116, te ligjit nr.9918, date 19.5.2008, “Per komunikimet elektronike ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar, qe parashikon se lirimi nga detyra i anetarit te AKEP-it kryhet nga Kuvendi, me propozimin e Keshillit te Ministrave.
 
Qeveria argumenton se babai i politikanes Erisa Xhixho ka mbushur moshen per te dale ne pension, por ligji per komunikimet elektronike dhe postare nuk ka parashikuar ne menyre eksplicite qe nje nga rastet e lirimit/shkarkimit te anetareve te AKEP-it eshte edhe mbushja e moshes se daljes ne pension.

 
“Vleresojme se arritja e moshes se pensionit te anetarit/drejtuesit te Keshillit Drejtues te AKEP-it eshte element qe duhet interpretuar se con ne pamundesine fizike e mendore dhe qe legjitimon propozimin e Keshillit te Ministrave per te propozuar lirimin e tyre nga Kuvend”, thuhet në vendim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com