[sgmb id=”1″]
Plagos djalin me thikë dhe gruan gjate nje sherri ne familje, babai arrestohet nga Policia e Lushnjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Lushnjes, arrestuan në flagrancë shtetasin Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.
Sipas burimeve lokale, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë bashkëshorten, shtetasen M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, shtetasin M.Gj, 18 vjeç, duke j’u shkaktuar dëmtime të lehta.
Ata kane marre ndihme ne spital dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”