Loading...

Habiti doktorët dhe sk andalizoi Kishën/ Historia e gruas që bindi doktorët se lindi vajzë pa ndihmën e një burri

Emmimarie Jones habiti doktorët dhe ska ndalizoi Kishën, kur në vitin 1956 tha se lindi fëmijë pavarësisht se ishte ende e virgjër.
Disa doktorë u bindën nga kjo nënë, historia e së cilës u publikua në gazeta anembanë botës.
Emmimarie deklaronte se për një periudhë të gjatë kohe ka qenë e shtruar në një spital ku kishte vetëm gra, për shkak të reumatizmës.
Pasi doli nga spitali në vitin 1944, ajo shkoi për një vizitë pasi ndihej gjithmonë e lodhur. Aty doktori i tha se ishte 3-muajshe shtatzënë.

“Nuk kishte asnjë mundësi që të isha duke pritur fëmijë. E pamundur”, thonte gruaja.

Nga nëntori 1955 deri në qershor 1956, zonja Jones dhe vajza e saj Monica, atëherë në moshën 10-vjeçare, iu nënshtruan disa eksperimenteve nga specialistët londinezë, me qëllim që të përcaktohej nëse një baba kishte pasur rol në lindjen e vajzës.

Pas shumë eksperimenteve, u pa se gjenet e tyre nuk ishin krejtësisht identike. Por, pavarësisht kësaj, specialistët thanë se pretendimi i gruas se kishte lindur vajzë pa kryer marrëdhënie se ksuale me një mashkull, duhej marrë seriozisht.

Por, sapo historia u bë e njohur në të gjithë botën, Emmimarie dhe vajza e saj u larguan për në Gjermani dhe shkëputën kontaktet me të gjithë mjekët e gazetarët.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com