Loading...

Italia në ‘zi’/ 4 herë kampionët mbeten jashtë botërorit

[sgmb id=”1″]

Italia ka shënuar një humbje historike në stadiumin e San Siros në një ndeshje me Suedinë që e la mbrëmjen e sotme zyrtarisht jashtë botërorit Rusi 2018.
Përballë Suedisë, azurrët 4 herë kampionë, janë penalizuar me një autogol që do e mbajnë mend gjatë.

Ndryshe nga sa mendohej fati nuk iu buzëqeshi minutën e fundit, sikurse ka ndodhur gjithmonë.

Skuadra e drejtuar nga Xhanpiero Ventura ka humbur në takimin e parë në Suedi me rezultatin 1-0 dhe sonte në “San Siro” po kërkon të përmbysë shifrat

Me gjithë përpjekjet e shumta, italianët në pjesën e parë e të dytë nuk arritën të shënojnë, duke komplikuar çështjen e kualifikimit në Botëror.

Vetëm goli u mungoi italianëve, pasi sipas statistikave ata e kanë dominuar.

Kjo është hera e tretë që Italia ng jashtë botërorit, ndërkohë që kujtojmë se është shpallur 4 herë kampione e botës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com