Loading...

Deklaratë e fortë e analistit të njohur: Brenda muajit qershor SHBA do të shpallë ‘non-grata’ disa…

Analisti i njohur Arjan Curri ka bërë sot në “Open” një parashikim të fortë, teksa ishin duke folur për shpalljen “non-grata” të Sali Berishës.

Curri tha se brenda muajit qershor SHBA do të shpallë “non-grata” disa zyrtarë, ish-ministra të PS dhe ndonjë pronar mediaje.

“Ata e dinë këtë se iu është refuzuar viza për në Amerikë”, tha Curri.

Arjan Curri: Unë po e bëj këtu parashikimin, se zakonisht i bëj te emisioni im, por po e bëj këtu. Në fillim e kisha si bindje, tani e kam me informacion. Brenda muajit qershor DASH do të shpallë “non-grata” në vendin tonë disa zyrtarë, ish-ministra të PS dhe ndonjë pronar mediaje. Personat në fjalë e dinë të gjithë që do të shpallen “non-grata” sepse kanë kërkuar vizë dhe nuk u është dhënë. Para pak ditësh u shpallën në Bullgari 4 zyrtarë “non-grata”, vjen si analogji kjo. Dhe bie teza që po shpall “non-grata” vetëm zyrtarë të opozitës për të “zb ythur” opozitën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com