Një shqiptar ka mbetur i plagosur pas përplasjes me policinë greke. Ngjarja ka ndodhur në kavall të Greqisë, kur një patrullë policie i ka bërë me shenjë mjetit me të cilin udhëtonte shqiptari për të ndaluar. Por 22 vjeçari shqiptar në tentativë për tu larguar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka pësuar aksident.
Gjatë kohës që policët grekë i janë afruar mjetit për të arrestuar shqiptarin, ky i fundit ka sulmuar policin grek dhe ka tentuar ti marrë pistoletën, në këtë moment oficeri tjetër i policisë pasi ka qëlluar një herë në ajër, herën e dytë ka plagosur shqiptarin.
Në mjetin e drejtuar nga shqiptari janë gjetur 10 pakistanezë të plagosur si pasoje e përplasjes.
Ne spital u dërgua dhe polici dhe shqiptari i cili ka mbetur i plagosur në dorë dhe në zonën gluteale.