Sikur të mos mjaftonte përpl asja me Kryeministrin Edi Rama, ku ndër kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, janë pozicionuar edhe shumica e këshilltarëve ba shkiakë.
Këta të fundit, kanë kërkuar një ba llafaqim publik me Lelin, pasi sipas tyre punët publike në Bashkinë Vlorë nuk po ecin si duhet.
Dhe në këtë takim kë rkojnë që i pranishëm të jetë edhe Kryeministri Rama.
Kërkesa e këshilltarëve:
Nisur nga shqe tësimi i rritur i komunitetit vlonjat për gjendjen e pashpjegueshme të shërbimeve vendore, kërkohet sa më parë një ball afaqim publik me kryetarin e Bashkisë.
Gjithashtu vlerësojmë se duhet ngritur menjëherë një komision monitorimi i këshillit për shërbimet publike të Bashkisë Vlorë.
Situata alarmante me shërbimet bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit dhe me trajtimin e ankesave dhe të problemeve të qytetarëve, kërkon reagim të menjëhershëm.
Ne po e ndeshim çdo ditë në kontaktet me qytetarët dukurinë e rënies së nivelit të shërbimeve dhe ndjejmë përgjegjësi t’i përfaqësojmë shqe tësimet e tyre.
Aq më tepër sot kur qeveria dhe shteti kanë bërë gjithçka për të lehtësuar sezonin turistik, Bashkia Vlorë nuk mund të kthehet në delen e zezë të turizmit shqiptar për ple hra, gr opa dhe indiferentizëm f yes nga pushteti vendor.
Në mbledhje duhet të ftohen edhe deputetët e Vlorës, përshirë edhe kryeministrin dhe deputetin tonë Edi Rama.
Kujtojmë po ashtu që pasi refuzoi kandidimin për deputet, Dritan Leli u përjashtua nga radhët e Partisë Socialiste. /noa.al/