Loading...

Arratisja e të riut shqiptar nga burgu bllokon Aeroportin e Hamburgut

[sgmb id=”1″]

Një shtetas i Shqipërisë, azilkërkues 22 vjeçar me status të refuzuar, ka ikur nga burgu për dëbim që ndodhet në Aeroportin e Hamburgut. Fillimisht ishte e paqartë se si ka pasur mundësi të shpërthente rrethimin me tela me gjemba të burgut, por ndërkohë është kuptuar se ai kishte ndihmën e një algjeriani 24 vjeçar, shkruan welt.de.

Policia thotë se ai e kishte përgatitur mirë arratisjen, transmeton albinfo.ch. Shtrati i tij në dhomën e burgut ishte maskuar ashtu që të dukej sikur ai ende ishte duke fjetur aty.

Kur u konstatua zhdukja e tij, përgjegjësit e burgut njoftuan autoritetetet e aeroportit, pasi që ekzistonte rreziku që ai të ikte përmes pistës së aeroportit. Kështu, rreth orës 20.15 është bllokuar qarkullimi i aeroplanave në mënyrë që të hulumtohej terreni. Në orën 21.35 ka përfunduar kërkimi në aeroport dhe ka vazhduar puna normale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com