Loading...

Pjesëtari i dosjes “Habilaj” Orest Sota dërgon dokumentat në Prokurori: Paratë janë të miat. Verifikoni!

Përmes avokatit të tij, Fatmir Braka, biznesmeni Lefter Sota ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një memo shpjeguese për hetuesit, mbi burimin e 863 mijë eurove të sekuestruara në makinën me të cilën po udhëtonte djali i tij Orest Sota.

Një burim konfirmon se në material janë bashkëngjitur edhe fatura si edhe historiku i transfertave. Aty shpjegohet, sipas burimeve, se nga vijnë 863 mijë eurot, tashmë të bllokuara në një llogari bankare të çelur nga organi i akuzës posaçërisht për raste të tilla.

“Paratë janë të miat. E gjithë shuma buron nga të ardhurat prej bizneseve”, shprehet biznesmeni.

Siç shpjegojnë burimet për këtë shkak biznesmeni Sota ka bashkëngjitur, edhe historikun e kompanive të themeluar prej tij dhe anëtarëve të familjes, fitimin dhe aktivitetin.
Sipas burimeve, në material janë referuar të dhëna të plota, veçanërisht për shoqërinë “Ikona” që i përket Lefter Sotës dhe që rezulton të ketë marrëdhënie financiare me shoqërine “Kurum”.

Por, ndërkohë administratorja e “Kurum”, e pyetur në Prokurori së bashku me financierin, kanë kundërshtuar pretendimin e Orest Sotës dhe sipas tyre, kompania nuk kryen blerje duke shmangur bankën. Orest Sota i është shtuar dosjes “Habilaj” përderisa në makinën e tij u gjetën dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërkohë, gjatë ditës së premte, Gjykata e Tiranës i la 20 ditë afat Prokurorisë së Tiranës për kërkesën e kësaj të fundit për të ekstraduar Nezar Seitin, që është njëri prej të dyshuarve si anëtar i grupit “Habilaj”.

Gjatë kësaj kohe, Prokuroria duhet të plotësojë dosjen e italianëve për ta bindur gjykatën për ekstradimin, në një kohë që ndaj tij ka një masë arrest me burg nga Krimet e Rënda.[sgmb id=”1″]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com