Shpesh më pyesin si do të ndryshojnë raportet mes sekseve kur do të jenë të rritur të rinjtë që sot janë 12-13 vjeçarë. Çfarë efekti do të kenë liria s eksuale, po rnografia e e gër, përdorimi i dro gave, shumëfishimi i raporteve ueb? E përgjigjem gjithmonë se e ardhmja nuk është e njohshme dhe se gabojnë ata që e imagjinojnë si një ekspansion të së ta shmes
Nga Francesco Alberoni
Francesco Alberoni
Ndryshimi është përherë kaotik. Shpesh pikë e nisjes është një inovacion teknologjik. Ka qenë mi tralozi ai që ka e ka krijuar lu ftën e istikameve, e pastaj t anket dhe aeroplanët për t’i tejkaluar. Kanë qenë ant ibiotikët që e kanë shkaktuar rritjen enorme të popullsisë në Azi dhe Afrikë.
Janë kontraceptivët që i kanë lejuar gruas t’i planifikojë lindjet, të ketë një jetë se ksuale të lirë, të studiojë, të bëjë karrierë. Në të ardhmen e afërt, kam përshtypjen se relacionet mes sekseve do të jenë të kushtëzuara nga shumëfishimi gjithnjë e më i madh i raporteve përmes ëebit, nga manipulimet farmakologjike të sistemit nervor dhe nga inxhinieria gjenetike.
Qysh sot shumë persona përdorin substanca kimike për t’u eksituar, për t’u qetësuar, për të fjetur, për të pasur raporte seksuale, për të kujtuar apo për të harruar.
Po bëhen studime për të mundësuar modifikimin e memories dhe për ta manipuluar pasionin dashuror. Edhe më impresionuese aplikimet e gjenetikës, me të cilën do të mund të programojmë karakteristikat fizike dhe mendore të fëmijëve duke iu drejtuar bankave të spermës apo manipulimit të gjenomës.
Është sikur qenia njerëzore të mund të vetëndërtohej si të dojë, duke rrez ikuar megjithatë të bëhet artificioze, inautentike. Shkrimtarët e mëdhenj shpesh kanë nuhatur dilemat fondamentale të shekullit të tyre.
George Orwell në librin «1984» na e ka treguar aftësinë e habitshme e falsifikimit të totalitarizmit. Aldous Huxley në «Bota e re» ka paralajmëruar ndarjen mes seksit dhe riprodhimit, shterjes emotive dhe përhapjes së dro gave.
E kam provuar veten edhe unë në «Dialogët e të dashuruarve», ku imagjinoj një botë që është duke iu nënshtruar manipulimit gjenetik dhe neurofarmakologjik, e protagonistët rigjejnë njerëzoren dhe të vërtetën e tyre vetëm përmes një dashurie shumë të madhe erotike të lumtur, të sinqertë, besnike.
Ngase, na e konfirmon edhe suksesi i filmit “Avatar”, të gjithë ne duam të jetojmë sa më gjatë, të jemi të bukur, të shëndoshë, të lumtur, por edhe të jemi gjithmonë më shumë vetvetja, autentikë, të vërtetë dhe të ndihemi thellësisht të kuptuar dhe dashur. /Corriere della Sera/