Çelsi është fituesi i Champions League për sezonin 2020 – 2021.
Londinezët mposhtën në një finale të çmendur rivalët që i kanë edhe në kampionat, Mançester Sitin.
Finalja prodhoi spektakël dhe futboll të fortë nga dy skuadrat, por gjithçka u zgjidh nga një gol i Havets në minutën e 43-të të pjesës së parë.
Dy skuadrat luajtën hapur në kërkim për të gjetur portën kundërshtare, por rezultati në fund u mbyll 1-0 në favor të londinezëve.
Çelsi pati një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë në këtë kompeticion, madje eleminoi edhe Realin e Madridit në gjysmëfinale. /noa.al/