Loading...

Zhdukja e avokatit/ Detaje të reja, Muça ka bërë check in në portin e Durrësit, por …

[sgmb id=”1″]

 

Vëllai i avokatit Besnik Muça që prej disa kohësh punonte në Tiranë si avokat i lirë ka denoncuar në policinë e Durrësit zhdukjen e tij që prej mbrëmjes së 2 nëntorit. Polica e Durrësit tashmë ka nisur hetimet për këtë rast.

Sipas burimeve nga policia e Durrësit, në sistemin TIMS rezulton se avokati Muça ka bërë check in në portin e Durrësit, por nuk dihet me saktësi ku mund të jetë zhdukur, shkruan Balkanweb.

Autoritetet shqiptare nuk e përjashtojnë mundësinë që ai të jetë zhdukur në tragetin e linjës Durrës- Bari, ashtu siç shkruajnë mediat italiane ndërsa shtojnë se ka mundësi që edhe të mos ketë hipur fare në traget.

Ngjarja sipas mediave italiane

Kishte për të arritur bashkëshorten në Mecarata, por u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Kështu shkruajnë mediat italiane për humbjen e një avokati shqiptar, i cili më datën 2 nëntor ishte nisur drejt Italisë por që nuk ka zbritur në portin e Barit.

Që nga ajo ditë nuk ka asnjë gjurmë të avokatit të njohur 54-vjeçar, Besnik Muço. Pas disa orë heshtje, bashkëshortja e tij i është drejtuar policisë për të bërë denoncimin. Raimonda ka thënë se ai ishte nisur nga porti i Durrësit me linjën “Adria” dhe do të zbriste në Bari.

Por sipas bashkëshortes, Besnik Muço, në portin italian nuk ka mbërritur. Që nga ajo ditë, është humbur çdo kontakt me 54-vjeçarin. Asnjë telefonatë në shtëpi, telefoni i tij është i fikur.
Javën që kaloi, gruaja Raimonda ka vendosur që të kërkojë ndihmë nga policia. Miqtë, kolegët dhe të njohurit në Shqipëri nuk kanë mundur që t’i japin përgjigje pyetjes se ku mund të ndodhet avokati Muço.

“Tani shpresa e bashkëshortes është e gjitha në punën hetimore të policisë dhe autoriteteve përkatëse, duke u përpjekur për të rindërtuar lëvizjet e fundit të 54-vjeçarit dhe kontaktet e fundit që ai ka patur”, shkruan “Il Messagggero”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com