Lideri historik i PS-së, ish-kryeministri Fatos Nano nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ditën e sotme Nano është parë pranë një spitali për të marrë kujdesin shëndetësor.
Gazeta Ekspres ka siguruar pamjet e momentit kur ish-kryeministri zbret nga makina dhe futet me karrocë brenda ambienteve të spitalit.
Ende nuk dihet se nga se vuan ish-kryeministri, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga ai ose familja e tij.
Kujtojmë që nga viti 2005 ai është jashtë nga skena politike.