Partia Socialiste ka nisur analizën e rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit nga Vlora.
Drejtuesi politik i PS-së në këtë qark Damian Gjiknuri gjatë një takimi me strukturat është shprehur se pas çdo be teje elektorale ka vend për analizë dhe reflektim, ndërsa Kongresi do t’i hapë gjithashtu rrugë riorganizimit.
“Me ekipin drejtues të fushatës së Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës çelëm sot procesin e analizës mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit. Shpreha falenderimin tim për realizimin e objektivit, duke garantuar fitoren për herë të dytë të rekordit prej 8 mandatesh si dhe konfirmimin si qarku me mbështetjen më të madhe për PS.
Pas çdo be teje elektorale, në familjen tonë politike ka vend për analizë dhe reflektim në çdo njësi vendore të Qarkut, ndërsa Kongresi do ti hapë gjithashtu rrugë riorganizimit të strukturave.
Duke vlerësuar atë çka bëmë mirë dhe duke mësuar e reflektuar për ato që mund ti bënim edhe më mirë, do mund të jemi më të fuqishëm dhe të suksesshëm në be tejën e ardhshme për zgjedhjet e pushtetit lokal” shkruan Gjiknuri. PS në Vlorë mori 8 mandate, ndërsa PD 4 të tjerët PD.