Loading...

Nuk do ta besoni sa dollarë u shit kjo video e rregjistrua 14 vjet më parë

Këtu e 14 vjet më parë, në vitin 2007, kur rrjetet sociale ishin ende të vakëta, një familje regjistroi një skenë të pafajshme midis vëllezërve, pa imagjinuar se kjo video do të bëhej jo vetëm një nga më viralet në internet por edhe sepse sot, u shit në ankand si “NFT” për 761,000 dollarë.

Videoja me titull “Charlie Bit My Finger” (“Charlie më kafshoi gishtin!”), ka grumbulluar mbi 900 milionë shikime në Youtube dhe u shit nga familja Davis-Carr, në një ankand në tregun NFT.

Në këtë video 55 sekondëshe, ne shohim një anglez të vogël, Harry, duke mbajtur vëllanë e tij të vogël Charlie në krahë. Skena merr një kthesë “dr amatike”, kur i pari vendos gishtin tregues në gojën e foshnjës dhe për habinë e tij të madhe Charlie nis duke e ka fshuar. Pastaj Harry thotë dy frazat që entuziazmuan përdoruesit e internetit: “uh , Charlie” dhe “Charlie, kjo më lë ndoi vërtet”.

Edhe pse kjo video e viteve 2000 është një nga më të njohurat në historinë e Youtube, së shpejti do të tërhiqet nga platforma pasi të drejtat e saj u shitën ndaj sot keni mundësi ta shikoni më poshtë.

Familja njoftoi se do ta fshinte videon nga rrjeti pasi fituesi i ankandit do të bëhet “pronari i vetëm i kësaj pjese të dashur të historisë së internetit”, edhe pse videoja sigurisht është kopjuar, shpërndarë dhe ripostuar shumë herë në internet.

Gjatë ankandit, 11 persona bënë një ofertë, por l ufta dominoi mes dy përdoruesve: “mememaster” dhe “3fmusic”, me këtë të fundit që fitoi me ofertën finale 760,999 $.

Koleksioni NFT është një trend, popullariteti i të cilit u rrit shumë vitin e kaluar pasi qarkulloi 2 miliardë dollarë vetëm në tremujorin e parë të vitit 2021, raporton noa.al.

Shikoni videon

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com