Loading...

Tedi Blushi: ‘Asnjë koment dhe zero shqe tësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antili gjore të Kuvendit njëpartiak’

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta miratoi këtë të premte raportin përfundimtar me shkeljet e pretenduara nga ana e kreut të shtetit.

Raporti u lexua nga kryetari i këtij komisioni, Alket Hyseni, dhe në të thuhet se Presidenti Meta ka shkelur parimin kushtetues për të qenë përfaqësuesi i unitetit kombëtar.

“Presidenti ka intimiduar votuesit duke thënë se ai vetë do i pr esë dorën, thirrje lu ftarake, vetëgj yqësie janë mesazhe të qarta drejt popullit.

Kjo n xitje dhune detyroi ambasadoren e SHBA të apelojë Presidentin Meta të ndalojë këtë fushatë. Në vend të ishte neutral, tregoi qartë anësi ndaj opozitës. Presidenti mori përsipër të japë leksione demokracie, që nuk gjendjen askund”, lexoi Hyseni.

Presidenca ka reaguar me anë të Këshilltarit të Presidentit, Tedi Blushi, i cili në rrjetet sociale tha se nuk ka asnjë shq etësim për vendimet nul të këtij komisioni.

“Asnjë koment dhe zero shqe tësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antili gjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dës hpërim të shmangë vëmendjen nga de bati publik për kri met e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tu torët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar”, shkruan zëdhënësi i kreut të shtetit.

Raporti pritet të kalojë në Parlament për votim ku duhen 94 vota, por do jetë Gjykata Kushtetuese institucioni që do thotë fjalën e fundit. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com